“Për shkak të xhelozisë, mendoi se qeshnin me të…”/ Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria mbyll hetimet për 4 të akuzuarit

“Për shkak të xhelozisë, mendoi se qeshnin me të…”/ Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria mbyll hetimet për 4 të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi, dhe ka dërguar në gjyq Frensis Shehun dhe të miturit me iniciale Sh.H.,   B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’.

Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31 mars personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje, Frensis Shehu.
Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, Frensis Shehu i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.

Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, Aureljo Dervishi humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marrë në kraharor.
Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., Frensis Shehu, B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel
Burimi