Parcela me kanabis në Rrëshen dhe Kurbin/ Arrestohet 35-vjeçari, në kërkim vëllai i tij! Nën hetim kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve
Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Gëziq, Rrëshen. Asgjësohen 500 fidanë cannabisi në kubikë. Identifikohen 2 shtetas (vëllezër) autorë të këtij rasti. Vihet në pranga njëri prej tyre, vijon puna për kapjen e tjetrit. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vinjoll, Kurbin. Asgjësohen 288 bimë cannabisi. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Vinjoll dhe inspektori i pyjeve. Si rezultat i kontrolleve të kryera në të gjithë qarkun dhe i hetimeve me metoda proaktive, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, strukturat e DVP Lezhë kanë goditur 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u identifikuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Gj., 35 vjeç dhe P. Gj., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Gëziq. Shtetasi M. Gj. u vu në pranga, ndërsa shtetasi P. Gj. u shpall në kërkim.
Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.
Top Channel
Burimi