Parcela me kanabis në Rrëshen dhe Kurbin/ Arrestohet 35-vjeçari, në kërkim vëllai i tij! Nën hetim kryetarët e dy fshatrave

Parcela me kanabis në Rrëshen dhe Kurbin/ Arrestohet 35-vjeçari, në kërkim vëllai i tij! Nën hetim kryetarët e dy fshatrave

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në Lezhë.

Në pyllin e fshatit Gëziq, u zbulua një hapësirë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia. Në pranga ra 35-vjeçari me iniciale M.Gj., ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, 32-vjeçari me iniciale P.Gj. ndërkohë, u vu nën hetim kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve për zonën e Gëziqit.
Ndërkohë, në fshatin Vinjoll, u gjetën të mbjella 288 bimë narkotike cannabis sativa. Edhe për këtë rast, nisi hetimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit dhe inspektorin e pyjeve.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inspektor pyjesh në fshatin Vinjoll.

Top Channel
Burimi