Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd/ Në gjendje të dehur kërcënoi me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd/ Në gjendje të dehur kërcënoi me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Librazhd.

Në pranga ka rënë shtetasi Maksut Almeta, 53 vjeç, pasi në gjendje të dehur kërcënoi me thikë një bashkëfshatarin e tij.
Policia sekuestroi mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.
Njoftimi:
Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.
Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.
Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.
Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.
Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.
Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente