OSBE: Propozimet s’janë implementuar! Michel Tarran bisedë me studentet për rëndësinë e zgjedhjeve në demokratizimin e vendit
Në një shkëmbim mendimesh me studentë të Universitetit Europian të Tiranës për rëndësinë e zgjedhjeve në demokratizimin e Shqipërisë, kreu i Prezencës së OSBE-së foli rreth rolit te organizatës në këtë drejtim.
Teksa rikujtoi angazhimin e organizatës prej afro tre dekadash në Shqipëri, ambasadori Tarran theksoi se OSBE paraqet kritika dhe propozime që duhen implementuar.
“Nuk jam këtu për politikë. Përfaqësoj një organizatë ndërkombëtare që sigurisht nuk hyn në debat politik. Nuk është e vërtetë që organizata jonë vulos çfarë ka bërë dhe çfarë ka thënë qeveria. Po të lexoni raportet e ndryshme që ka shkruar ODHIR pas zgjedhjeve që ka vëzhguar këtu, do të shikoni se atje ka kritika, ka edhe propozime që nuk janë implementuar nga qeveria shqiptare dhe ky nuk është faji ynë. Mos thoni që ne aprovojmë gjithçka që është bërë nga ana e qeverisë se nuk është e vërtetë”, tha 𝐌𝐢𝐜𝐡𝐞𝐥 𝐓𝐚𝐫𝐫𝐚𝐧, kryetar i prezencës së OSBE në Shqipëri.
Në diskutimin e zhvilluar në kuadrin e Forumeve UET për vitin akademik 2024-2025, ambasadori 𝐓𝐚𝐫𝐫𝐚𝐧 u ndal edhe tek roli i mediave, pjesëmarrja elektorale dhe transparenca, ndërsa inkurajoi studentët që të aplikojnë për të punuar pranë organizatës.
Top Channel
Burimi