“Nuk jemi kujtuar vonë për Shkodrën, por…”/ Rama nga Thethi: Një individ ka çuar në SPAK bashkinë e Lezhës, çmenduri!

“Nuk jemi kujtuar vonë për Shkodrën, por…”/ Rama nga Thethi: Një individ ka çuar në SPAK bashkinë e Lezhës, çmenduri!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Theth për të ndarë më shumë se 200 titujt e pronësisë së shtëpive në aty dhe në disa zona të tjera të Veriut.

Nga Thethi, Rama tha se qeveria nuk është kujtuar vonë për Shkodrën, por nuk ishte mundësia më herët për shkak të mosbashkëpunimit të bashkisë. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se një person ka çuar në SPAK bashkinë e Lezhës, pasi ka riparuar trotuarin.
“Ka shumë njerëz që thonë pse u kujtuar për Shkodrën kaq vonë. Nuk u kujtuam vonë, por nuk na është dhënë mundësia, është e pamundur që qeveria të bëjë diçka që kërkon vullnetin e bashkisë pasi është në shkelje të ligjit. Në një rast absurd, një individ mund ta merrni mend nga çfarë lloj individ, ka çuar në SPAK bashkinë e Lezhës për shkak se ka riparuar trotuarin që sipas këtij individi nuk janë në kompetencën e bashkisë së Lezhësh sepse gjendjen në një rrugë hyrëse kombëtare në Shëngjin.

Çmenduri! Pa bashkëpunim mes dy institucioneve edhe kur bëhet diçka me vullnet të mirë dhe të justifikuar, arsyeja që sot ky është një proces i realizuar dhe zotim i mbajtur në një kohë të shkurtër. Bashkia e Shkodrës është diçka krejt tjetër sot dhe kryetari bashkisë besoj unë tani, në këtë kohë që është në krye ka ardhur në Theth më shumë se gjithë kryetarët në gjithë historikun e Shkodrës.
Kur erdha unë herës tjetër më thatë është hera e parë që vjen një kryeministër, tani hera e dytë. Sot Thethi nuk është thjesht një fshat, por destinacion europian turistik dhe ju duhet ta kuptoni që keni një përgjegjësi dhe mision përtej shtëpisë suaj. Sa më shumë të jeni të vetëdijshëm, duhet të jeni roje të të gjitha punëve që bëhen këtu, qoftë të cilësisë së punës që bëjmë ne dhe bashkia, qoftë edhe moslejimit të askujt të bëjë gjëra që janë jashtë mënyrës sesi duhet ndërtuar këtu dhe të shkohet përpara”-u shpreh Rama.

Top Channel
Burimi