Nuk iu përmbajt rendit të ditës në Kuvend, reagon Dash Sula: Skandali tek Onkologjiku…

Nuk iu përmbajt rendit të ditës në Kuvend, reagon Dash Sula: Skandali tek Onkologjiku…

Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar pas seancës së sotme plenare, në të cilën ai nuk iu përmbajt rendit të ditës.

Ai tha se nuk mund të fliste për asgjë tjetër, përveçse skandalit në Spitalin Onkologjik.
“Miq sot në Parlament nuk iu permbajta rendit të ditës. Nuk mumd ta të flisja për asgjë tjetër përveç se SKANDALIT te Onkologjiku. Kjo qeveri shkatërroi sistemin në shëndetsi. Kjo qeveri ia jep tenderat vetëm një grupi njerzish.

Kjo qeveri ka përzënë 5 mijë mjekë dhe infermierë në 10 vite. Dhe pasi plas skandali, kreu u qeverisë shkon atje dhe bën propagandë në kurriz të jetës së njerëzve. Kjo është përtej politikës”, shkruan ai në Facebook.

Top Channel
Burimi