Njihuni me produktin që ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Njihuni me produktin që ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Gjethet e patates së ëmbël konsiderohen një thesar vlerash ushqimore. Shija e tyre është e mrekullueshme por pak e hidhur. Këto gjethe mund të konsumohen në të njëjtën mënyrë si spinaqi. Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, i vitaminave A, C, K, thiaminës, riboflavinës, niacinit dhe acidit folik. Në krahasim me barishtet e tjera, gjethet e patates së ëmbël përmbajnë më shumë fibra dhe ushqyes.

Problemet e Zemrës
Vitamina K ndihmon në parandalimin e kalçifikimit të arterieve, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Sasitë e përshtatshme të vitaminës K ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të tensionit të gjakut dhe pakësojnë rrezikun e arrestit kardiak.

Dendësia e Kockave
Vitamina K ndihmon në ruajtjen e niveleve të kalciumit në kocka dhe pakëson gjasat e shfaqjes së osteoporozës. Studimet kanë treguar se nivelet e larta të vitaminës K mund të shmangin humbjen e dendësisë së kockave tek pacientët e osteoporozës. Vitamina K është thelbësore për përdorimin e kalciumit nga kockat, dhe përmirëson shëndetin e tyre si dhe pakëson gjasat e problemeve me to.
Për një Shikim të Mprehtë
Vitamina A ndikhmon në parandalimin e problemeve me sytë, sidomos degjenerimin makular, një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë. Studimet kanë treguar se vitamina C, A, E, zinku dhe bakri ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të syve me 25 përqind.
Si t’i Konsumoni Gjethet e Patates së Ëmbël
Gjethet konsumohen si çdo barishte tjetër. Ato mund të gatuhen në avull, skuqen ose zihen. Kombinojini me hudhër dhe gjalpë, ose xhenxhefil dhe vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper dhe do t’ju pëlqejnë tepër. Këto gjethe janë zëvëndësuesit idealë të spinaqit. Në shumë vende gjethet gatuhen me salcë soje dhe hudhër. Ato mund të konsumohen të gjalla nëpër sallata.
Përdorimet Tradicionale
Gjethet e patates së ëmbël ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë dhe tumorit në stomak. Gjethet pakësojnë depresionin dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Ato janë të dobishme edhe kundër konstipacionit. Lëngu i tyre ndihmon kundër diaresë, të vjellave dhe dhimbjeve në stomak. Gjethet e patates së ëmbël ulin ankthin, stresin dhe tensionin e gjakut./AgroWeb

Top Channel
Burimi