Një qytetar tenton t’i japë fund jetës para SPAK, kërkonte takim me zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme pas problemeve me pronat
👁3202
Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese para godinës së SPAK.
Ai është transferuar në spital. Shtetasi P. T. është identifikuar si një qytetar nga Lezha, ndërsa dyshohet të ketë probleme me depresionin.
Ai kërkonte takim me zyrtarët për hetime të SPAK, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Mësohet se personi kishte probleme me gjyqet civile për pronën në Lezhë.
Top Channel
Burimi