Një ditë pas sulmeve ndaj Dumanit, SHBA sjell FBI në Shqipëri dhe mbështet SPAK: Qëndrojmë me vendosmëri me institucionet e pavarura!
Ambasada Amerikane ka rikonfimruar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura, një ditë pas sulmeve ndaj Altin Dumanit nga deputetët e PD në Kuvend.
Këtë të martë OPDAT zhvilloi në Shkodër një seminar koordinues , me pjesë marrje të ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë edhe Dumani, ku në fokus të diskutimeve ishin përparësitë kryesore të SPAK-ut.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.
Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, thuhet në reagim.
Top Channel
Burimi