Ngordh pinguini homoseksual me famë botërore, partneri “vajton” për humbjen! Historia e tyre u bë frymëzim për libra dhe filma
Sphen, një pinguin australian, i cili u bë një simbol global për barazinë, ka ngordhur nga shkaqe natyrore në moshën 11-vjeçare, tha të enjten akuariumi në Sydney ku ai banonte.
Sphen fitoi famë globale në vitin 2018 kur u lidh me kolegun mashkull pinguin Magic, pasi të dy u panë duke ecur përreth dhe duke notuar së bashku para sezonit të riprodhimit. Çifti i pinguinëve të të njëjtit seks, i njohur si “Sphengic” frymëzoi miliona me lidhjen e tyre të palëkundur dhe familjen e ngrohtë. Së bashku ata rritën dy zogj: Lara, 6 vjeç, dhe Clancy, 4 vjeç.
Për të ndihmuar Magic, 8 vjeç, të përpunonte humbjen tragjike, stafi i akuariumit e çoi atë për të parë Sphen “në mënyrë që ai të kuptonte pse partneri i tij nuk do të kthehej,” tha në një deklaratë Sea Life Sydney Aquarium .
“Ai filloi menjëherë të këndonte, ku u shoqërua më pas edhe nga pjesa tjetër e pinguinëve”.
Richard Dilly, menaxheri i përgjithshëm i akuariumit tha: Humbja e Sphen është prekëse për koloninë e pinguinëve, ekipin dhe të gjithë ata që janë frymëzuar ose ndikuar pozitivisht nga historia e Sphen dhe Magic.
“Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi për të reflektuar dhe festuar jetën e Sphen, duke kujtuar se çfarë ikonë ishte ai,” shtoi ai.
Sphen dhe Magic kishin një lidhje të pandashme, të dy shiheshin shpesh së bashku jashtë sezonit të riprodhimit, një gjë e rrallë për speciet e tyre. Ata u bënë frymëzim për seriale, filma dhe libra të panumërta, ku kanë prekur historinë e tyre të dashurisë, tha në një deklaratë akuariumi, ku çifti jetonte.
Dyshja frymëzuan një lundrim të Mardi Gras, i paraqitur në serinë e Netflix “Atypical”. Libra dhe filma të panumërt prekin gjithashtu historinë e tyre të dashurisë, tha akuariumi.
Top Channel
Burimi