“M’u desh kohë të bëja martesën e duhur, por shpëtova”, Rama mesazh votuesve: Tani radha të martojmë Shqipërinë me familjen më të fortë! Bufi do ta lerë në derë

“M’u desh kohë të bëja martesën e duhur, por shpëtova”, Rama mesazh votuesve: Tani radha të martojmë Shqipërinë me familjen më të fortë! Bufi do ta lerë në derë

Me mesazhe dhe batuta e mbylli Edi Rama fjalën para të rinjve në Tiranë teksa prezantonte kandidatët e PS në kryeqytet.

Rama tha se Partia Socialiste mund të bëjë ‘krushqi’ me BE, sepse sipas tij deri tani Shqipëria ka mbetur e ‘fejuar’.
Kreu i PS tha se ai ka qenë disa herë i martuar dhe e di rëndësinë e një martese të mirë, që sipas tij të shpëton, e që tani është radha që ‘Shqipëria’ të ketë një martesë me familjen me të fortë, atë të BE.
“Mbetëm te fejuar me BE, jo unë se unë jam martuar disa herë dhe e di shumë mirë se martesa e duhur është shpëtim, mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, nusen me të bukur ta fusim në familjen më të fortë. Imagjino një demokrat të thotë ‘nuk e japim nusen ne se do pyesim bufin’. Si mër se jep nusen? Do ta mbash të të plaket në derë?”, tha Rama.
 

Top Channel
Burimi