“Mos i shikoni vëngër dhe mos i shpërfillni të rikthyerit”, Berisha urdhër anëtarëve të kryesisë: Para se të jeni skeptikë…

“Mos i shikoni vëngër dhe mos i shpërfillni të rikthyerit”, Berisha urdhër anëtarëve të kryesisë: Para se të jeni skeptikë…

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u dha urdhër të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të gjitha strukturave të partisë, të mirëpresin demokratët e rikthyer në PD dhe “mos t’i shohin vëngër”.

Berisha: E konsideroj këtë mbledhje shumë të rëndësishme, në një moment të veçantë të PD, në një moment kur një kalvar i vërtetë, i imponuar në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga Edi Rama dhe regjimi i tij merr fund.Kryesia mblidhet sot me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre.Dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi më kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është, mirëpritja e të gjithë aty të cilët ndër vite dhanë kontributet të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo një tjetër, për një arsyetim, apo një tjetër, kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur, ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe, morën fund këto ditë.
Ndaj dhe unë siç e kam bërë në mënyrë të përsëritur, e bëj përsëri thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë.Theksoj këtu ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Duke theksuar këtë unë ju drejtohem ju, anëtarëve dhe anëtareve të kryesisë së PD, është në detyrën tuaj më të parë sikundër të të gjithë strukturave të partisë sonë, të bëjmë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre, të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë, dhe duan të bashkohen me ne.Asnjëri nga ne, nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm.
Nëse kemi parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin apo shpërfilljen, duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, armikut të egër të shqiptarëve, Edi Ramës.PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet sot më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar. Sot në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Të dashur miq!
Edi Rama është në pushtet, dhunon çdo ligj dhe kushtetutë të këtij vendi, edhe për faktin e vetëm se ne e lejojmë atë. Ne sigurisht nuk jemi një institucion ligjzbatues, por ne jemi mbrojtës të pamposhtur të kushtetutës dhe rendit të saj në Shqipëri si opozitë.Edi Rama është sot armiku më i egër i pakrahasueshëm në historinë e këtij vendi, me përzënien nga Shqipëria, duke përdorur termin e tij, si mish të freskët të 35% të shqiptarëve në 8 vite.Nuk ka mënxyrë që të ketë njohur kombi shqiptar në tërë ekzistencën e tij më të madhe se sa kjo.Nuk ka motiv më të fuqishëm për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë të luftojë me forcën më të madhe këtë regjim ç’njerëzor për shqiptarët.Por ky është aspekti më tragjik kombëtar. Aspekti i tillë është edhe narkoshteti dhe përpjekja e tij demoniake për një Shqipëri pa opozitë.

Top Channel
Burimi