Mos e hidhni në plehra lëkurën e ananasit!

Mos e hidhni në plehra lëkurën e ananasit!

Në ditët e sotme mund të fitosh peshë shumë lehtë. Stresi në punë, stili i jetës sedentare, dhe zakonet e këqija të ushqyerjes janë shkaqet kryesore të obezitetit dhe problemeve me peshën në përgjithësi.

Por, a ka një kurë natyrale për të rënë në peshë pa shumë sforcime? Në fakt po, por jo të gjithë e njohin, përkundrazi e hedhin në plehra. Dhe flasim për lëkurën e ananasit, një pjesë e frutit që zakonisht hidhet, por që në të vërtetë ka mjaft veti unike.
Dihet që në përgjithësi ananasi ka veti pastruese dhe diuretike. Për më tepër, ka shumë pak kalori, 100 gram ananas ka vetëm 70 kalori dhe shumë fibra.

Nga këto veti nuk shpëton as lëkura e tij, që përveç kësaj që u tha më sipër, këshillohet edhe për pacientët me hipertension, pamjaftueshmëri kardiake, cerozë epatike, dhe ata që dëshirojnë të heqin lëngjet e mbledhura në mushkri apo organe të tjera.
Si ta përgatisni pijen me lëkurë ananasi për të humbur peshë çdo ditë?Dhe pse vetë konsumi i ananasit ju ndihmon të dobësoheni në mënyrë natyrale, lëkura e këtij fruti është më efikase. Si ta konsumoni?
Mënyra më e mirë është ajo e përgatitjes së pijes që do e mbajë trupin të hidratuar. Dhe kjo është receta e thjeshtë.
PërbërësitLëkurë ananasi të përmasave mesatare, sigurisht pa gjethet1 litër ujë
PërgatitjaLëreni në ujë lëkurën e ananasit e më pas zieje me shumë flakë. Mund të shtoni kanellë apo aroma të tjera, sipas dëshirës.
Pini një gotë nga kjo në mëngjes esëll për të pastruar organizmin. Për më tepër organet tuaja do të punojnë më mirë.

Top Channel
Burimi