Miratohen në Kuvend ndryshimet në pesë ligje, ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit dhe kthehen në titull ekzekutiv
👁1424
Ndryshimet në pesë ligje që lidhjen me mjedisin janë miratuar këtë të enjte në Kuvend.
Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe këto masa administrative kthehen në titull ekzekutiv.
Këto ndryshime përfshijë fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.
Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedisit”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Top Channel
Burimi