Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

Agjencia e njohur e lajmeve, Zëri i Amerikës, që prej 82 vitesh flet edhe shqip, po mbyllet pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtime masive në shtatë agjenci lajmesh.

Që nga kjo e shtunë, Ditari i Zërit të Amerikës, që transmetohej në orën 18:00 (më orën tonë) nuk është transmetuar dhe nuk do të transmetohet më për publikun shqiptar.
Ish-drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, gazetari shqiptaro-amerikan Elez Biberaj, përmes një postimin në rrjetin social “Facebook”, konfirmon mbylljen e agjencisë dhe këtë e konsideron një kapitull thellësisht të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.
“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetë për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur me besnikëri politikat e SHBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh të besueshme për miliona në rajone të privuara nga informacioni. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënon një kapitull thellësisht të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën“, shkruan Biberaj.

 
Zëri i Amerikës nisi transmetimin në gjuhën shqipe 82 vite më parë 13 maj të vitit 1943, kur nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, Zëri i Amerikës, foli për herë të parë në shqip.Vetë Zëri i Amerikës ishte themeluar një vit më pare. Më 1 shkurt 1942, ndërsa bota po përjetonte mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, folësi i emisionit të parë të Zërit të Amerikës, Ëilliam Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.
Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri në ditët e sotme.Misioni i Zërit të Amerikës të përcillte informacione nga vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente