”Mbështetje e palëkundur e bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”/ Të gjithë liderët e BE bien dakord përveç…

”Mbështetje e palëkundur e bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”/ Të gjithë liderët e BE bien dakord përveç…

Të gjithë liderët e BE-së, me një përjashtim, kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon “mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”.

Përjashtim bën kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.
Nuk është një lajm befasues, pasi ai është shpesh një “gjemb në krahun e BE-së” dhe nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë.
Orban është dashamirës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushimet e nisura nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel
Burimi