Makth për 23-vjeçaren, burri që njohu në rrjetet sociale tentoi ta përdhunonte bashkë me miqtë e tij në plazh
Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojë.
23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar, pa e imagjinuar se çfarë do të përjetonte në duart e tij .
Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja dje të dielën në polici shkruan Protothema, ngjarja ka nisur teksa ndodhej jashtë shtëpisë ku jeton në Pire me vjehrrën dhe katër të mitur fëmijët e saj.
Autorët i janë afruar dhe duke ushtruar dhunë fizike, pa u vënë re, e kanë çuar te një makinë tip ‘Peugeot’ e parkuar me xhama të zinj dhe e kanë çuar në një plazh në zonën e Vasilikon në Salaminë.
Aty autorët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë hedhur në tokë. Më pas ai që kishte takuar në internet pasi e kishte goditur me grushte dhe shkelma në të gjithë trupin, tentoi ta përdhunonte pa ia arritur pasi ai dhe grupi i tij u vunë re nga kalimtarët.
Gjatë ngjarjes, njëri prej sulmuesve i ka hequr një çantë në të cilën kishte shumën prej 400 eurosh, celularin e saj, një palë vathë floriri, si dhe një medaljon floriri dhe më pas janë larguar. Më pas gruaja ka shkuar në TA të Salaminës dhe ka përshkruar makthin që ka jetuar me hetimin e EL.AS. të jetë në zhvillim e sipër.
Top Channel
Burimi