Makina përplas për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz/ Arrestohet autori, është komshi me viktimën

Makina përplas për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz/ Arrestohet autori, është komshi me viktimën

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Kamëz.

Një makinë ka përplasur në rrugë një fëmijë 2 vjeç dhe është larguar.
Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, 2-vjeçari është përplasur pranë banesës në Fushë Domje.
Drejtuesi i makinës, Y.M. 57 vjeç, komshi me viktimën ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes tragjike.
Fillimisht të miturin familjarët e kanë dërguar në poliklinikën e Kamzës dhe më pas tek Trauma, atje ku edhe ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes së rëndC

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente