Luhatja e motit shton virozat/ Mjekët tregojnë pasojat e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave

Luhatja e motit shton virozat/ Mjekët tregojnë pasojat e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave

Me luhatjen e temperaturave këto ditë ka nisur të rëndohet situata epidemiologjike në vend.

Nëpër qendra shëndetësore ka fluks të shtuar pacientësh të cilët paraqiten për ndihmë mjekësore  si fëmijët dhe të rriturit.
Vetëm një mjek realizon 30 vizita në ditë.

 “Ka shumë viroza që po qarkullojnë të favorizuara nga luhatjet e temperaturave të cilat favorizojnë shtimin dhe qarkullimin e bakterieve”, tha mjekja patologe Ajsela Aga.
Infeksionet respiratore shoqërohen shpesh edhe me temperaturë te pacientët.
“Kanë rrjedhje hundësh, gërricje fyti, këputje”.
Përveç virozave të stinës  ka edhe raste me covid 19.
“Ka raste të cilat i diagnostikojmë edhe nga simptomat por edhe me rapid test që rezultojnë covid pozitiv”, tha ajo.
Rekomandimet e mjekvë  janë që të shtohet sasia e fruta perimeve në menunë e përditshme.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente