Liga Franceze/ Kean e Mbappe nga dy gola, PSG “shëtit” me Dijonin, fitore edhe për Marseille
👁1260
Paris Saint Germain siguroi fitoren e 6-të radhazi në Ligue 1, që e ngjit të paktën për 24 orë në krye të renditjes. Kampionët e Francës e patën të thjeshtë suksesin ndaj Dijonit në “Parc de Princes”, ku shënuan nga dy gola në çdo pjesë për rezultatin përfundimtar 4-0.
Shkëlqeu në fraksionin e parë blerja e re, Moise Kean, i cili shënoi dy herë në minutat 2’ dhe 22’, i shërbyer nga Bakker dhe Neymar, ndërsa në fundin e sfidës spikati me dy gola i zakonshmi Kylian Mbappe, që shfrytëzoi kombinimin me Neymarin dhe Sarabian.
Nuk e gjeti golin O’Ney, megjithatë “ylli” brazialin la gjurmë me dy asiste.
Në takimin tjetër të kësaj të shtunë, Marseille fitoi minimalisht në fushën e Lorentin me golin e shënuar nga Balerdi.
Top Channel
Burimi