“Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre”, Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin Antikorrupsion

“Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre”, Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin Antikorrupsion

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa theksoi se “Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre”. 

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook ajo shkruan se “Kuvendi duhet të jeë freri i çdo lloj abuzimi me fjalën”, ndërsa përmend historinë apo të kaluarën, si shembull dhe mësim se debatet më jetëgjata janë atë me fjalët më të zgjedhura, thotë Spiropali.
Në mesazhin për opozitën, ministrja u ka kërkuar që sipas saj të kuptojë rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE, ‘duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera’, e duke u bashkuar në Komisionin e ri të Posaçëm Antikorrupsion.

Postimi i plotë 
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, uroj të mësojmë nga historia.
Ajo na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe më jetëgjata janë ato me fjalët më të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën.
Shqipëria2030 në Bashkimin Europian nuk është slogan elektoral, por angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm.Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar.
Sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët.

Top Channel
Burimi