Kurë natyrale me aloe vera për variçet

Kurë natyrale me aloe vera për variçet

Nuk është mrekullibërës, por kombinim i kurës së aloe verës me një dietë të balancuar dhe një aktivitet fizik rutinë ju jep rezultate për variçet.

Mes problemeve kardiovaskulare më të zakonshme të lidhura me një qarkullim të keq të gjakut gjenden pikërisht tek venat variçoze. Këto ndodhin për shkak të zgjerimit të venave të gjakut që nuk favorizojnë një rikthim të përshtatshëm të tij në zemër.
Për këtë arsye këshillohet të bëhen pushime për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Në veçanti këshillohen të bëhen lëvizje ose kur pushoni vendosni një jastëk poshtë këmbëve për ti mbajtur pak më lart.

Mes simptomave të zakonshme janë fryrja e këmbëve, ndryshimi i ngjyrës në zonën ku janë venat variçoze, ndjesia e kruarjes ose mpirjes, rëndesë dhe dhimbje.
Ushtrime kardiovaskulare që këshillohen janë joga, pilatet, noti dhe vrapimi me ecje.
Si të përgatisni kurën natyrale të aloe verës?Ju duhet një karotë, tre lugë uthull molle, dy gjethe aloe vera dhe gjysmë litri ujë.
Presim karotën në copa të vogla, ndërsa ujin e vëmë të ziejë. Në momentin që ka nisur të vlojë hedhim karotat dhe ulim flakën. E lëmë derisa karrota të jenë zbutur. Ndërkaq heqim xhelin nga gjethet e aloe verës që ia shtojmë pastës së karotës që kemi krijuar. Shtojmë dhe tre lugë gjelle uthull molle dhe e përziejmë sa të bëhet një masë homogjene. Nëse këtë masë e lëmë në frigorifer ajo duhet përdorur brenda dy ditëve.
Si ta aplikoni?Fillimisht pastroni mirë zonën ku ndodhen variçet, që efekti të jetë më i madh, pasi kur poret janë të pastra e përthithin më shpejt.Më pas aplikojeni masën dhe lëreni për 40 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe sapun natyral.
Avantazh i kësaj kure natyrale është se nuk dëmton organizmin. Variçet janë një sinjal që na jep mundësinë të veprojmë para se gjendja të agravohet.

Top Channel
Burimi