Kura e saktë me lëng hithre për tiroiden, ja si ta përgatisni dhe përdorni

Kura e saktë me lëng hithre për tiroiden, ja si ta përgatisni dhe përdorni

Janë dy lloje problemesh kryesore me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi. Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë AgroWeb.org këshillon të kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.
Përbërësit2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta1 filxhan çaji me ujë të nxehtëMjaltë

Mënyra e përgatitjesShtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë. Lereini për 5-10 minuta. Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar. Pijeni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.
Vetitë e HithrësHithra është e njohur për vetitë e saj. Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesisht si vitamina A, Vitamina B6, kalçium, hekur, magnez dhe jod. Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin. Gjithsesi duhet të keni parasysh që të shtoni në ushqimin tuaj disa produkte të këshilluara më poshtë nga AgroWeb.org
Çfarë Duhet Të HaniVezëMishPeshkUshqime si banane, portokalle domate, fruta pylliOriz, fara chia apo fara lini,Qumësht, djathë, kosUjë dhe pije pa kafeinë
Çfarë Duhet Të EvitoniEvitoni ushqime me gluten si buka, makarona, birra,Produktet e sojësPerime si brokoli, spinaqi, lakra që përmbajnë goitrogene që ndokojnë jo mirë në tiroide.Fruta si pjeshkë, dardha, luleshtrydheKafeinë dhe alkolTiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera./AgroWeb

Top Channel
Burimi