“Kujdes me votën”/ Ambasadori i OSBE i jep porositë partive politike përpara zgjedhjeve

“Kujdes me votën”/ Ambasadori i OSBE i jep porositë partive politike përpara zgjedhjeve

Me afrimin e betejës elektorale të pranverës  ambasadori i OSBE Michel Tarran  i kujtoi aktoreve politik dhe palëve të përfshira në proces sfidat me të cilat përballet procesi zgjedhor i 11 majit.

“Fshehtësia duhet zbatuar për të gjithë procedurën – dhe veçanërisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë. Si rrjedhojë, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit”, thotë Tarran.
Në të shkuarën raportet e OSBE-OHDIR kanë listuar një sërë problematikash, nga rastet e votimit ne grup, fshehtësia e votës apo shitblerja e votave, fenomene që ambasadori Tarran kërkoi të luftohen.

“Autoritetet vendore duhet të sigurojnë që qendrat e votimit të përcaktohen duke i dhënë përparësi qasjes dhe sigurisë. Roli i Policisë së Shtetit mbetet thelbësor në ruajtjen e rendit, parandalimin e presionit dhe trajtimin në kohë të çdo shkeljeje të mundshme gjatë procesit zgjedhor”, shton ambasadori i OSBE.
Thirrja e ambasadorit shkoi dhe për partitë politike me qëllim që trajnojnë komisonerët e tyre që të  distancohet nga veprime që cënojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente