Kujdes infeksionet në pishina! Uji duhet klorinuar, por edhe klori i tepër i dëmton fëmijët
Gjatë kësaj fundjave, kur temperaturat pësuan rritje, një pjesë e mirë e qytetarëve u janë drejtuar plazheve dhe pishinave.
Mjekët pediatër këshillojnë nënat të bëjnë kujdes sidomos me fëmijët e vegjël kur frekuentojnë pishinat, pasi mund të marrin infeksione të ndryshme.
“Tani ka një shumëzim bakterial më të madh se sa në dimër dhe në vjeshtë”, u shpreh mjekja pediatre Merita Sula.
Fëmijët preferojnë më shumë pishinat, të cilat duhet të kontrollohen nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror për filtrimin e ujit dhe klorinimin sipas parametrave të caktuara, pasi edhe klorinimi i tepërt dëmton fëmijët. Po cilat janë infeksionet që mund të merren nga uji i pishinave ?
“Kanë infeksione të ndryshme bakteriale në lëkurë, otitet dhe konjunktivitet në sy. Por, dikush mund të këtë stafilokok dhe nëse ka një plagë ,tjetri që futet në ujë pas tij e merr. Nënat të bëjnë kujdes që sapo dalin nga pishinë t’i shpëlajnë më ujë të pastër fëmijët”, shpjegon mjekja.
Fëmijët nga shfaqur infeksione, pasi një pjesë e tyre kanë frekuentuar pishina dimërore bashkë me të rritur
Top Channel
Burimi