“Kritikët dhe skeptikët e opozitës mbetën pa tekst pas protestës”, Berisha: Qeveri teknike dhe rrotacion me votë te lirë

“Kritikët dhe skeptikët e opozitës mbetën pa tekst pas protestës”, Berisha: Qeveri teknike dhe rrotacion me votë te lirë

Një ditë pas protestës kombëtare të organizuar nga Opozita, ka reaguar dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se kjo protestë ishte si një cunam i paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë protestë.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit.

Secilit prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare. Morët përsipër të ngriheni mbi të gjitha vështirësitë që pa diskutim krijonte motin ditën e djeshme dhe këto ditë. Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori.
Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin. Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin.
Për të çliruar Shqipërinë nga ky pushtues i egër që po përzënë shqiptarët çdo ditë nga Shqipëria. Po i varfëron ata, po i vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po i poshtëron. Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.
Të dashur miq, mesazhi i protestës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje o drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomenklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument I pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit ,mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës.
Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik I egër I votës dhe I vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull I civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.
Nga zemra falënderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare.
Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve.
Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri.
Faleminderit!”, shprehet Berisha.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente