Kriteret për Drejtorin e ri të Gardës, Bardhi publikon videon: U ndryshua ligji me paramendim, shkalla më e lartë e korrupsionit
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi ka publikuar një video të marsit të këtij viti, për ndryshimin e ligjit për kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, tha se është ndryshuar për interesa private.
Bardhi thotë se sipas ligjit të pandryshuar, Ermal Onuzi që është në krye të këtij posti thotë ai, nuk i plotësonte kriteret ligjore.
Reagimi i plotë i Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit:
Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.
Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.
Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.
Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!
Top Channel
Burimi