Konferenca kombëtare e të drejtës për informim, Komisioneri Dervishi: Po përballet me sfida…

Konferenca kombëtare e të drejtës për informim, Komisioneri Dervishi: Po përballet me sfida…

Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës VI Kombëtare për të Drejtën për Informim, Komisioneri Besnik Dervishi tha se edhe pse Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar, të avancuar dhe të përafruar në masë të gjerë me kuadrin e Bashkimit Europian, përsëri përballet me sfida sa i përket transparencës dhe të drejtës për informim.

Dervishi renditi disa nga sfidat sa i përket zbatimit praktik të aksesit në informacionin publik dhe llogaridhëniës në drejtim të qytetarëve.
“Drejtuesit e Autoriteteve Publike nuk kujdesen për publikimin dhe përditësimin e informacionit në Programin e Transparencës.

Konstatohet rezistencë, si dhe padijeni/mungesë ndërgjegjësimi nga ana e administratës për të publikuar në mënyrë proaktive informacion me karakter publik.
Në tërësi konstatohet mungesë ndërgjegjësimi shoqëruar në jo pak raste edhe me neglizhencë.
Ende konstatohet ndryshim i shpeshtë i koordinatorit, caktimi i tij ose i saj në nivel ekzekutiv, apo të ulët drejtues si dhe kufizim aksesi në strukturat e tjera.                                             
Gjatë trajtimit të ankesave nga ana e koordinatorëve është ngritur si shqetësim, si dhe konstatohen vonesa që shkaktohen nga ana e drejtuesve të lartë apo strukturave të caktuara.
Vazhdon të ketë paqartësi nga ana e autoriteteve publike lidhur me konceptin e konfidencialitetit nëkontratat publike, i trajtuar jo në përputhje me parashikimet e nenit 17 të ligjit.
AP refuzojnë të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar, duke pretenduar për dëme të cilat mund t’i shkaktohen shtetit shqiptar nga palë të treta.
Vijon të këtë raste të keqinterpretimit të së drejtës së autorit të subjekteve të cilët marrin pjesë në një procedurë administrative.Shpesh herë delegohen kërkesat për informacion nga njëri AP tek tjetri, edhe pse informacioni i kërkuar disponohet nga vetë AP i cili e ka deleguar atë.
Konstatohet një mos rakordim midis strukturave të brendshme të AP apo edhe për përcjelljen në Zyrën e Medias, të kërkesave të gazetarëve cilat lidhen me pyetje, intervista, apo prononcime në media të titullarëve.
AP nuk zbatojnë legjislacionet e posaçme të cilat rregullojnë një fushë të caktuar si, psh: ligji për avokatinë, ligji për kadastrën etj, duke sjellë një ngarkesë të panevojshme për Zyrën e Komisionerit, por edhe burokraci dhe vonesë për shërbimet ndaj qytetarit.
Vështirësi në realizimin e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik më e theksuar nga ana e Këshillave Bashkiak, i cili duhet të koordinohet me administratën e Bashkisë dhe të publikohet në PT në faqen zyrtare.
Me qëllim përmirësimin e transparencës proaktive dhe shmangien e disa prej problematikave të listuara më lartë, ne jemi në proces studimi të disa modeleve efektive ndërkombëtare, të cilat fokusohen tek transparenca proaktive digjitale, theksoi Komisioneri Dervishi. Ai shtoi se zbatimi i të drejtës për informim globalisht nuk është çështje sanksioni administrativ, por është çështje kulture, ndërgjegjësimi, qytetarie dhe përgjegjshmëri”, tha ai.

Top Channel
Burimi