Komisioni për “TIMS”/ PS kërkon përfundimin e hetimit: T’i përmbahemi mandatit të përcaktuar nga Kuvendi! Salianji kundërshton: Kanë dalë të dhëna të llahtarshme

Komisioni për “TIMS”/ PS kërkon përfundimin e hetimit: T’i përmbahemi mandatit të përcaktuar nga Kuvendi! Salianji kundërshton: Kanë dalë të dhëna të llahtarshme

Pas marrjes sot të dëshmisë së fundit në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, me pyetjen e dëshmitarit të fundit në Planin e Hetimit të miratuar në unanimitet, përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi.

Kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i komisionit duke mos u hedhur për votim.
Mazhoranca do të përsërisë kërkesën edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, mandati i të cilit mbaron në muajin korrik bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Hetimor TIMS,  Ervin Salianji, kërkoi zgjatjen e hetimit, pasi sipas tij, të dhënat që kanë dalë janë të llahtarshme dhe nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës.
“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.

Top Channel
Burimi