“Kolosi i letërsisë shqipe, i dashur edhe në Gjermani”/ Përkthyesi gjerman i Kadaresë: La pas një boshllëk të madh, ja romani i preferuar!

“Kolosi i letërsisë shqipe, i dashur edhe në Gjermani”/ Përkthyesi gjerman i Kadaresë: La pas një boshllëk të madh, ja romani i preferuar!

Përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjermanisht, Joachim Röhm, pohoi në një intervistë për DW se me ndarjen e tij nga jeta, largohet jo vetëm një shkrimtar i madh i kalibrit botëror, por edhe një figurë orientuese për të gjithë kombin shqiptar.

Falë Kadaresë, tha Rohm, Shqipëria mbeti e fokusuar drejt Europës gjatë tranzicionit nga komunizmi në një shoqëri të lirë. Humbja është e madhe, jo vetëm letrare. Kam shumë kujtime të vlefshme, prej mbi katër dekadash që e kam njohur personalisht, por ato nuk mund të përmblidhen në pak fjalë, shprehet ai, duke rrëfyer më tej se marrëdhënia e tyre kishte qenë komplekse, e gjithmonë e hapur dhe e sinqertë.
“Në Shqipëri takoheshim gjithmonë, kur shkoja për vizitë ose në shtëpinë e tij, ose në kafenetë që i donte aq shumë. Mund të them se mes nesh ishte krijuar një marrëdhënie miqësore. Ndonjëherë nuk pajtohej me mendimet e mia, por me të mund të diskutoje për gjithçka. Si përkthyes vlerësoja mundësinë për ta pyetur gjithmonë, por ai asnjëherë nuk ndërhynte në punën time.”

I pyetur se cili libër i Kadaresë e tregonte më së miri mjeshtërinë e penës së tij, përkthyesi përmendi vëllimin “Vjedhja e gjumit mbretëror” e romane si “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, të cilat sic tha tregojnë se ai e ndiente veten të sigurt edhe në forma më komplekse shkrimi.
Por për atë vetë, libri që do më shumë është “Kronikë në gur”, romani i parë i gjeniut të letrave shqipe që kishte përkthyer në gjermanisht, e që e përshkruan si veprën më intime e më të ngrohtë të shkrimtarit të madh.

Top Channel
Burimi