Kërkoi lirinë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin! Ç’ndodhi në sallë dhe pse i dënuari përjetë nuk pranoi “kushtet teknike”

Kërkoi lirinë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin! Ç’ndodhi në sallë dhe pse i dënuari përjetë nuk pranoi “kushtet teknike”

U mbajt sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së Dritan Dajtit, të dënuarit përjetë për vrasjen e katër efektivëve të policisë, i cili tani më kërkon të fitojë lirinë me pretendimin se i ka bërë 25 vite burg.

Dajti kërkoi që të ishte prezent në sallën e Gjykatës së Elbasanit, por për arsye sigurie kjo nuk u pranua, duke iu thënë se do të jetë prezent në sallë me video-konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.
Gjatë seancës, për arsye teknike, IT nuk ka mundur që të bëjë lidhjen me video-konferencë, por vetëm përmes audios.

Këtë Dajti nuk e ka pranuar, duke thënë se kërkon që ose të jetë prezent fizikisht, ose të ketë mundësi për video-konference për të parë palën e tij mbrojtëse.
Në këto kushte seanca u shty për ditën e hënën në orën 13:30.

Top Channel
Burimi