Keni konsumuar një darkë super kalorike?! Fruti që e bën më të lehtë tretjen!
Nëse dëshironi të hani diçka pas darkës, sigurohuni që të mos jetë diçka që do t’ju rëndojë.
Sipas ekspertëve, ananasi rekomandohet më shumë pasi keni konsumuar një darkë të bollshme dhe super kalorike. Ananasi është i pasur me vitamina dhe minerale siç është magnezi, i cili nxit relaksimin dhe redukton lodhjen. Ky frut rekomandohet veçanërisht për shkak të vetive të tij diuretike, të cilat kanë një efekt të dobishëm në mbajtjen e ujit në trup.
Ky frut i lëngshëm tropikal është i njohur për vetitë e saj antiinflamatore, sepse tradicionalisht përdoret për të trajtuar inflamacionin dhe problemet me tretjen. Ananasi është një frut tropikal veror, i njohur veçanërisht për enzimën tretëse bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në fund të ditës redukton fryrjet dhe lehtëson tretjen. Bromelaina gjendet vetëm në frutat e freskëta dhe njihet edhe si një suplement për të reduktuar inflamacionin pas operacionit dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrës në trup.
Ananasi është gjithashtu plot me fibra të cilat gjithashtu ndihmojnë në tretje. Është i pasur me vitaminë C, e cila mbron qelizat tona dhe ndihmon në ndërtimin e kolagjenit dhe vetëm një filxhan ananas plotëson 100% të nevojës sonë ditore për vitaminë C.
Ananasi mund të na ndihmojë të flemë sepse përmban 20 miligramë magnez për filxhan gjë që i sjell trupit përfitime të panumërta. Magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, funksionimin e nervave dhe muskujve dhe transporton kaliumin në trup, duke qetësuar kështu trupin dhe mendjen tonë.
Top Channel
Burimi