Katër perimet më të mira që përmirësojnë shëndetin e trurit tuaj
Ka shumë aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit, siç janë përvetësimi i aftësive të reja, leximi, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm.
Megjithatë, regjimi ushqimor është një element kyç për ta mbajtur trurin tuaj “të ri” edhe me kalimin e moshës. Një rol të rëndësishëm për këtë luajnë disa perime të caktuara, të cilat AgroWeb.org i zbulon për ju më poshtë.
Perimet me gjethe jeshile
Perimet gjethe jeshile, si për shembull spinaqi, kale apo rukola, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit.
Këto perime janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave në trupin tuaj. Sa më pak dëm të bëhet në qeliza, aq më i shëndetshëm dhe më i fortë do të jetë truri edhe trupi juaj.
Perimet e kryqëzuara
Këto lloje perimesh duke përfshirë brokolin, lakrat e Brukselit, lulelakrën e shuëm të tjera, janë një burim i fuqishëm vitaminës K dhe i folatit, vlera ushqyese që të rëndësishme për funksionet njohëse dhe trurin.
Perime ngjyrë portokalli
Patatet e ëmbla dhe perimet e tjera si karotat, specat e kuq dhe kungunjt, janë burime të shkëlqyera të beta-karotenit dhe antioksidantëve të shumtë.
Ato luftojnë radilaket e lira të cilat shkaktojnë dëme në qeliza dhe për më tepër sipas një studimi të fundit, beta-karoteni mund të jetë shumë i dobishëm për sëmundjet neurologjike si Alzheimer.
Panxhari
Panxhari është një burim i pasur i nitrateve dhe acidit folik, të cilat nxisin edhe më tej rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo gjë përmirëson funksionet njohëse të trurit.
Acidi folik, i njohur gjithashtu si B9, ka treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të disa çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike si Alzheimer dhe depresioni.
Korrni të gjitha përfitimet e panxharit duke përfshirë atë sallatë ose duke e konsumuar në formë lëngu së bashku me mollën jeshile dhe karrotat.
Të konsumoni sa më tepër perime të mundeni është një nga mënyrat më të mira për tu kujdesur jo vetëm për shëndetin e trurit por për të gjithë organizmin tuaj. / Agroweb
Top Channel
Burimi