Kapet në Portin e Durrësit turku me dokumente false/ Arrestohet në doganën e Hanit të Hotit 35-vjeçari i shpallur në kërkim nga Spanja
👁2107
Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, u vu në pranga pikën doganore të Hanit të Hotit.
Ndaj Klisman Ndoj (Markut) është caktuar masa arrest me burg për vjedhje nga Spanja. Grabitjen, 35-vjeçari e ka bërë në kuadër të një organizate kriminale, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij.
Ndërsa në Portin e Durrësit, u arrestua shtetasi turk Yusuf Adet, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar.
Top Channel
Burimi