![Kandidate në listën e Partisë Konservatore, Sara Gezdari nuk ia del të marrë mandatin e deputetes në Londër](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/kandidate-ne-listen-e-partise-konservatore-sara-gezdari-nuk-ia-del-te-marre-mandatin-e-deputetes-ne-londer_668797c8811d7.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Kandidate në listën e Partisë Konservatore, Sara Gezdari nuk ia del të marrë mandatin e deputetes në Londër
Sara Gezdari, e para shqiptare e Britanisë që u bë pjesë e garës për deputete nga radhët e konservatorëve, nuk ia doli të fitojë një ulëse në parlamentin e vendit.
Gezdari konkurronte në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët kryesojnë me diferencë të thellë votash. Kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney ka grumbulluar 28.528 vota, ndërsa Sara Gezdari e Konservatorëve 11.373 vota. Edhe në zgjedhjet e kaluara, në Richmoned Park, liberaldemokratët, rivalët e konservatorëve kanë pasur në zgjedhjet e fundit një shumicë prej 7 mijë votash.
Sara Gezdari jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet. Sara, nënë e dy fëmijëve është e bija e Mond Gezdarit, ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17 Nëntorit në vitet 1970-1980 i njohur si “bomberi playboy” i Tironës!
Top Channel
Burimi