“Kam qenë dakord me nda gruan sepse…”, mori titullin e pronësisë dhe iu falen gjobat e ndërtimit pa leje, banori i Thethit i drejtohet Ramës: Më prure pajtimin dhe unitetin
Zef Bari ishte një nga banorët e Thethit i cili mori sot titujt e pronësisë si dhe po ashtu përfitoi edhe nga falja e gjobave për ndërtimet apo ndërhyrjet pa leje në banesat ekzistuese.
Teksa merrte në dorë titullin e pronësisë, ai u shpreh se falja e gjobave i ka sjell “pajtim” me të shoqen.
“Të përshëndes në emër të familjes time. Na ktheve në identitet, këto 30 vite të fundit na humbi identiteti. Kur i humb identiteti një fshati thuhet se janë të fikur. Ne u fikëm dhe u koritëm. Megjithëse jam i hetuar për ndërtim pa leje, gjobë 5 milionë dhe gruan time një vit më pas e gjobitën 50 milionë, se kam qenë dakord me nda gruan se më tha e ke bërë ti. Se ajo ka ardh nga Tropoja. Kështu që më ke prurë pajtimin, unitetin dhe të jemi mirënjohës”, u shpreh ai duke shkaktuar të qeshura.
Top Channel
Burimi