“Kadare lartësoi mendërisht një popull të tërë”, Spiropali: Mjerë kritizerët trokokallë që thonë se…
“Hyu Kadare
Hyu Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtit e kësaj bote.Hyu Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm.
Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëvë. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t’ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.
Hyu Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.
Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë.Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.
Mjerë kritizerët trukokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyut veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.
Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyun Kadare që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë. Mall”-shkruan Elisa Spiropali.
Top Channel
Burimi