“Ka shumë skena të nxehta”, Gwyneth Paltrow jep detaje nga filmi i ri me Timothée Chalamet

“Ka shumë skena të nxehta”, Gwyneth Paltrow jep detaje nga filmi i ri me Timothée Chalamet

Zonja Robinson është personazhi i Gwyneth Paltrow në filmin e saj të ardhshëm.

Në një intervistë të re për Vanity Fair, fituesja e çmimit Oscar ndau disa detaje të nxehta në lidhje me rolin e saj përkrah Timothée Chalamet në filmin e ardhshëm “Marty Supreme”, sipas CNN.
Chalamet luan kampionin e ping pongut në këtë film, ku ai dhe personazhi i Paltrow afrohen shumë. Kaq shumë, saqë pamjet nga paparaci të personazheve të tyre duke u puthur në xhirime shpërthyen në rrjet.
Paltrow tha se skena në fjalë ishte vetëm një përgatitje për skenat e seksit.
“Do të thosha që ka shumë seks në këtë film,” tha ajo. “Ka shumë – shumë.”
Kur gazetarja e pyeti nëse ajo ndodhej shpesh në pozita të ndjeshme me të, Paltroë u përgjigj: “Përtej.”
Paltrow ka pasur skena seksuale në karrierën e saj disa dekadash si një nga yjet më të mëdha të Hollywood-it, por kohët kanë ndryshuar.
“Tani ka koordinator intimiteti, gjë që unë nuk e dija që ekzistonte,” tha Paltrow. Kur koordinatorja e intimitetit të filmit, që ndihmon në koreografinë e skenave intime, e pyeti Paltrow nëse ajo ishte në rregull me një lëvizje të veçantë ajo tha: Unë jam nga epoka kur nudo shkoje në shtrat, dhe kamera ishte aty.
“Do të ndihesha, si një artiste, shumë e kufizuar nga kjo.”
Paltrow u shpreh edhe për diferencën e moshës me kolegun e saj me çmim Oscar.
“Thashë: ‘Ok, super. Jam 109 vjeç, ti je 14,’” tha ajo për Chalamet.
Për të qenë korrekt, Paltrow është 52 vjeçe, ndërsa Chalamet 29.
“Marty Supreme” pritet të lancohet më 25 dhjetor.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente