“Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar, sot kam kimion e babit a kemi ilaç?”, TCH zbardh dosjen e skemës abuzive në QSUT: Fute në sistem, s’e ke Ketën aty?
Top Channel ka zbardhur detaje nga skema e abuzimit në departamentin e Onkologjisë në QSUT, ku të përfshirë ishin mjekë dhe specialistë.
Veprimet hetimore nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj, janë ndjekur si me veprime proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime të hapura hetimore.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, theksohet se “nga informacionet e marra në rruge operative ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor e ka kryeinfermieri i pavionit pasi marrin programin e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk e lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim por një pjesë të kësaj kure nxirret për t’u blerë jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private.
Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.
Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është shkelje, ka dhe raste të tjra kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër”.
Pjesë nga përgjimet, data 5.12.2023
Qytetari-Afrim mirëmëngjesi. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL?
Afrim Ruçi- Mgjes.Ok.
Përgjime data 4.12.2023
Afrim-He Rudi.
Rudi-Të lutem fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.
Afrim-A t’i bëj nesër më mirë?
Rudi-Jo jo a s’e ke Ketën aty?
Afrim- E mirë mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?
Rudi- Po 6 flakonë.
Top Channel
Burimi