Ja çfarë të hani për të jetuar më gjatë, zbulon studimi i ri
Ju mund të zvogëloni rrezikun e një vdekjeje të hershme me gati 20%, vetëm duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme, sipas një studimi të ri.
Njerëzit që ndoqën më me kujdes ndonjë nga modelet e të ushqyerit të shëndetshëm, të cilat të gjitha ndajnë një fokus në konsumimin e më shumë drithërave, frutave, perimeve, arrave dhe bishtajoreve, kishin gjithashtu më pak gjasa të vdisnin nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet respiratore dhe neurodegjenerative.
Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën JAMA Internal Medicine, tregojnë se ka më shumë se një mënyrë për të ngrënë mirë dhe për të nxjerrë përfitimet shëndetësore, tha Dr. David Katz, një specialist i mjekësisë së stilit të jetesës.
“Për shembull, nëse jeni duke ngrënë shëndetshëm ushqim mesdhetar dhe pas disa muajsh dëshironi të provoni diçka ndryshe, mund të kaloni në një dietë tjetër që shërben për të ndaluar një sëmundje”, tha bashkëautori i studimit Dr. Frank Hu.
Studimi ndoqi zakonet e të ngrënit të 75,000 grave që morën pjesë në Studimin e Shëndetit të Infermierëve dhe më shumë se 44,000 burrave në Studimin Pasues të Profesionistëve Shëndetësor për 36 vjet. Asnjë nga burrat dhe gratë nuk kishte sëmundje kardiovaskulare në fillim të studimit dhe pak ishin duhanpirës. Të gjithë plotësonin pyetësorët e të ngrënit çdo katër vjet.
Njëra është dieta mesdhetare, e cila thekson ngrënien e frutave, perimeve, drithërave, arra, bishtajore, peshk dhe një sasi të lartë vaji ulliri, tha Hu.“Ky model diete thekson yndyrnat e shëndetshme, veçanërisht yndyrat e pangopura, përveç ushqimeve me bazë bimore dhe alkoolit të moderuar,” tha ai.
Tjetra quhet dieta e shëndetshme me bazë bimore, e cila gjithashtu fokusohet në ngrënien e më shumë produkteve bimore, por jep pikë negative për të gjitha produktet shtazore dhe çdo alkool.
Top Channel
Burimi