Ja arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kafeja
Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë. Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit. Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit.
Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe. Kafeja ka të mira por edhe të këqija për organizmin. Duke lexuar më tej në AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kjo pije.
Kafeina Rrit Nivelet e Hormonit të StresitEkspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq. Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kafeina dhe KolesteroliNdonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.
UrthiKafeina ka aciditet të lartë dhe shkakton parehati në stomak, probleme me tretjen, urth dhe prishje të ekuilibrave të florës bakteriale. Përveç urthit, kafeina krijon varësi dhe e bën të pamundur shfrytëzimin e energjisë natyrale të trupit.
Kafeina Dhe TruriKafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë. Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës. Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë. Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz , duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.
Kafeina Dhe MineraletKafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës. Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.
Kafeina Dhe Mëlçia.Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës, ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre. Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit duke përkeqësuar simptomat. /AgroWeb
Top Channel
Burimi