
Izraeli gjen trupat e 6 pengjeve ndërsa Sekretari Blinken përpiqet të çojë përpara bisedimet e armëpushimit
👁2698
Ushtria izraelite tha të martën se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës. Gjetja e trupave të pengjeve ndodh në një kohë kur ndërmjetësit amerikanë dhe arabë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të ndalur luftimet, pjesë e së cilës është edhe lirimi i pengjeve, që ende mbahen nga Hamasi. Ushtria izraelite tha se forcat e saj i gjetën trupat e pengjeve në një operacion gjatë natës në jug të Gazës, pa thënë se kur dhe se si vdiqën....
Burimi:
Top-channel.tv