Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame paraqitet në SPAK
👁1280
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, u paraqit këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Lame u thirr nga prokurori i posaçëm, Eneid Nakuçi, por ende nuk dihet arsyeja.
Lame duke hyrë në SPAK
Lame ka drejtuar për katër vite Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijuar si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.
Top Channel
Burimi