Ish-ambasadorja Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Do të jetë i pavdekshëm!
👁1135
Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shkruan ajo, ai kapërcen kohën dhe vendin.
“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan ajo.
Top Channel
Burimi