
“Interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet është më i madh”, Rama: Këtu përputhen rrethanat tona të brendshme me ato të BE
Kryetari Edi Rama po zhvillon mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai theksoi se interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet është më i madh dhe kjo përputhet me rrethanat e brendshme të vendit me ato të Bashkimit Evropian.
Rama: Në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati kanë një peshë mbi të ardhme e afërt të vendit shumë më të madhe seç kanë pasur në zgjedhjet e mëparëshme 9 herë me radhë. për herë të parë qysh se jam në PS dhe krye të qeverisë.
Dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes evropiane përputhet me dëshirën dhe ambicien e bashkimit evropian për ta përfshirë familjen e vet Shqipërinë si asnjëherë më parë, mirëpo kjo nuk është një dritare e hapur përgjithmonë, e hapur në këtë kontekst dhe ky kontekst nuk është i pandryshueshëm por mund të ndryshojë më herët se sa vonë.
Mundësia që marrëdhëniet tona me be të kthehen përsëri në biznes usual që i keni bërë përcaktimet por duhet të bëhen akoma dhe që komisioni evropian ti kërkojë këshillit të hapë dyer të tjera dhe aty të dali një shtete dhe të thotë prit njëherë disa vërejtje është një mundësi që nuk është përjashtuar, përkundrazi sot për sot është e lënë mënjanë se interesi i BE, interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE, kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk do të lejojmë që ta humbë si mundësi.
Top Channel
Burimi