Ia vlen të dërgosh dietën në djall

Ia vlen të dërgosh dietën në djall

Dietë. Mjafton kjo fjalë dhe të vjen vetvetiu dëshira për të provuar ëmbëlsira që në të vërtetë në të përditshmen tonë nuk do i fusje në gojë.

Thjesht për faktin se duhet të bëjmë pa to për pak, papritmas na mungon. Një uri mendore, ajo që e “dua po nuk mundem” që stimulon dëshirën.
Gjatë një regjimi ushqimor, pak a shumë serioz, në fakt, duhet një ditë në javë për to dhe ky është çelësi i suksesit. Një garanci për motivimin dhe që nuk minon objektivin e rënies në peshë.

Përkundrazi, në vend që të tentoni gjithë jetën të jeni në dietë, gjëja më e mirë është të mësosh të bashkëjetosh në mënyrë të civilizuar me ëmbëlsirat dhe ushqimet yndyrore. Por thjesht, ha biskota, çokollata etj., në sasinë e duhur. Pra, jo lidhje ‘toksike’, varësie apo të hani pa fund.
Në një studim të realizuar nga Universiteti i Tufs, në Boston, është zbuluar se si personat që e thyenin dietën një herë në javë ishin ata që në fund të eksperimentit ishin dobësuar më shumë. Ja pse ia vlen një ditë e lirë në dietë:
Për të mbajtur motiviminDietat strikte kanë jetë të shkurtër, pasi të privohesh totalisht nga disa ushqime të sjell frustim. Të ndjekësh dietën kërkon një motivim shumë të fortë, që nuk arrin gjithmonë ta ndjekësh. Ja pse duhet një herë në javë, ndoshta në fundjavë, ësht ëpozitive për të arritur objektivin final.
Për të kontrolluar ankthinMeqë të gjithë kemi një jetë plot tension, nuk na duhet dhe ankthi i dietës. Comfort food na ndihmon ta mbajmë në kontroll dhe stimulon ndjesinë e gopjes së stomakut duke na dhënë shpërblimin e duhur.
Jo indeks në peshëNë një regjim ushqimor të ekuilibruar, fakti i prishjes së raportit kalorik një herë në javë nuk ndikon në metabolizëm. Peshorja mund të xhirojë ndoshta një gjysmë kile më shumë, por nëse hani normalisht ajo zhduket brenda ditës.
Për të mos rritur tundimetDieta nuk është sinonim i privimit dhe sakrificave, që vetëm risin ndjesinë e stresit dhe tundimit. Ajo që duhet bërë është të dish të masësh e të dëgjosh, duke vepruar me racionalitet. Dieta e re pra është autorregullim me inteligjencë.
 

Top Channel
Burimi