
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Han të Hotit 50-vjeçari i akuzuar për vjedhje
Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të hyjnë/dalin nga Shqipëria, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
Adi Kadri, 50 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.
Top Channel
Burimi