I premtoi një tender dhe i përvetësoi disa pajisje elektronike një biznesmeni, Prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për mashtruesin

I premtoi një tender dhe i përvetësoi disa pajisje elektronike një biznesmeni, Prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për mashtruesin

Prokuroria e Përgjithshme e Korçës kërkon arrest me burg për shtetasin E.T, për veprën penale “Mashtrim”.

Kërkesa vjen në kuadër të procedimit penal nr.496 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit penal të bërë ndaj shtetasit E.T., se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një Iphone 13 pro max një Laptop i markës “I Mac” si dhe një shumë prej 700 euro.
Denoncuesi ka deklaruar se familja e tij ka një restorant në fshatin Boboshticë ku shtetasi E.T. ka qenë klient i zakonshëm i restorantit. Pas një njohje disa vjeçare, shtetasi E.T. shprehej se kishte njohje në ministri, bashki, etj dhe kishte shumë njohje që e mundësonin të kishte akses edhe në tendera. Pasi i thotë që të marrin pjesë në tender, shtetasi .E.T. u ka thënë se i duhej një aparat celular i markës “Iphone 13 Pro Max” dhe nje laptop “I Mac” dhe këto dy pajisje do ishin si mostër për tenderin.

Që në momentin që mori pajisjet me këtë shtetas nuk ka pasur kontakt për rreth disa ditë pasi u zhduk dhe nuk përgjigjej. Më pas vazhdonin justifikime që po vonohet ajo e bankës, po vonohet thesari, etj. Për të siguruar lekët, shtetasi E.T. tha se duhej një numër NIPT, dhe për këtë duheshin 150 000 lekë të reja për të hapur NIPT-in dhe ai mund ta realizonte me gjysmën e shumës, 75 000 mijë lekë të reja.
Nga dëshmia e penalitetit e siguruar nga Prokuroria e Korçës, shtetasi E.T. rezulton i dënuar më datë 22.02.2008 nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor për veprën penale të “Mashtrimit” me 3 muaj burgim aktualisht i rehabilituar. Ky shtetas rezulton fajtor me vendim gjykate më 2016 për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Mashtrimi”, i dënuar me 4 vjet burgim. Po kështu, më 2017 nga Gjykata e Lezhës është deklaruar fajtor për veprën penale “Mashtrimi” dhe është dënuar me 200000 lekë gjobë, etj.
Aktualisht, ky shtetas ka një procedim penal në Prokurorinë Tiranë po për Veprën penale “Mashtrimi” dhe është në proces hetimi. Ndërkohë ka në ngarkim edhe procedime penale për raste të tjera mashtrimi.
Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Top Channel
Burimi