I fundit që kontaktoi me të, Astrit Avdylaj i penduar drejtësie? Gazetarja: Fati i Ervis Martinajt….
Astrit Avdylaj, një prej ‘kokave’ të bandës së Shijakut që ra në pranga disa ditë më parë, dyshohet se ishte personi i fundit që kontaktoi me Ervis Martinajn, i cili vijon të jetë i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.
Një tjetër personazh i krimit, Durim Bami ra në pranga më 12 qershor në Dubai, ndërsa ishte në kërkim nga SPAK.
Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në Top Talk tha se ekziston bindja që një nga këta personazhe të krimit të cilët kanë rënë në pranga kohët e fundit do të pendohet mbi fatin e Martianajt.
”Drejtësia ka bindjen që një nga këta personazhe të krimit të pendohet mbi fatin e Ervis Martinajt”, tha Bezat.
Nga ana tjetër, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj tha se nuk beson se Avdylaj do të jetë i penduari i drejtësisë.
“Tek pjesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk mendoj se mund të jetë Avdylaj, shpjegova pak pozitën e tij, në raport me ligjin duhet të citoj diçka të madhe, në këtë aspekt nuk mendoj se do të jetë në këtë pozitë, janë dy momente nuk besoj të jetë, mund të shpjegojë pyetjet që mund të pyesë prokurori që vijon hetimet, nëse Avdylaj rrëfen pyetjet që t’i bëhen do t’i japë një shans prokurorisë që të ecë hetimet mbi fatin e Martinajt.
Nuk mendoj që ne si publik dhe as mediat, nuk i kemi të gjitha të dhënat që na janë servirur në rrugë të ndryshme. Mendoj që Prokuroria ka të dhëna të tjera që s’i dimë, për shkak të hetimit ne të mos i dimë”, tha Hajdarmataj.
Top Channel
Burimi